Kantieret e ndërtimit pa siguri, Një tjetër punëtor humb jetën në Palasë

Date:

Share post:

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Himarës, duke nxjerrë sërish në pah problematikën e sigurisë në kantieret e ndërtimit. Policia vendore njoftoi se në Palasë, gjatë punimeve në një kantier ndërtimi një punëtor ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Elidon P.ashai, 26 vjeç, teksa kryente manovra me një mjet të rëndë tip fadromë brenda kantierit, dyshohet se ka aksidentuar kolegun e tij, Kreshnik Haska, 45 vjeç, punëtor po në të njëjtin kantier. Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, 45-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ngjarja shton edhe një herë alarmin për mungesën e masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit, ku shpesh neglizhenca, kushtet teknike jo të mira, kontrolli i dobët dhe presioni për të përfunduar punimet shpejt kthehen në rrezik fatal për jetën e punëtorëve. Pikëpyetjet mbi respektimin e standardeve të sigurisë në punë dhe përgjegjësitë institucionale mbeten ende pa përgjigje, ndërsa bilanci është edhe një jetë e humbur.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...