Prostitucion në Durrës, arrestohet organizatorja armene, hetohen katër të tjerë

Date:

Share post:

Dy apartamente të përshtatura për prostitucion, në dy zona të ndryshme të Durrësit, kanë çuar në një tjetër goditje të policisë. Në fazën e 13-të të operacionit të koduar “STORM”, uniformat blu arrestuan një shtetase 52-vjeçare nga Armenia, e dyshuar si organizatore e aktivitetit kriminal, ndërsa proceduan penalisht një shtetase 22-vjeçare nga Peruja dhe tre shtetas shqiptarë.
Sipas hetimeve, në të njëjtin rast, shtetaset kishin marrë me qira dy apartamente, një në zonën e Vollgës dhe një tjetër në zonën e Plazhit, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Gjatë ndërhyrjes, ato kanë refuzuar të hapin dyert, duke detyruar policinë të ndërhyjë me ndihmën e Shërbimit Zjarrfikës. Si prova materiale u sekuestruan pasaporta, shuma parash, karta telefoni dhe sende të tjera.

Fenomen i përsëritur

Rasti i fundit i shtohet një serie operacionesh “STORM” të zhvilluara në Durrës gjatë muajve të fundit. Goditjet janë përqendruar kryesisht në zonat turistike dhe rezidenciale, ku apartamente të marra me qira shfrytëzohen për prostitucion, shpesh me përfshirjen e shtetaseve të huaja dhe bashkëpunëtorëve vendas.
Policia bën me dije se operacioni do të vijojë, me fokus goditjen e organizatorëve dhe rrjeteve që qëndrojnë pas këtij aktiviteti kriminal, ndërsa materialet për rastin e fundit i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...