Tragjedia në familjen e futbollistit, shtyhet ndeshja Tirana-Flamurtari

Date:

Share post:

Ndarja nga jeta e vajzës së futbollistit të Tiranës Freddy Alvarez mëngjesin e ditës së sotme ka tronditur të gjithë Tiranën. E vogla e lojtarit bardheblu u nda tragjikisht, duke sjellë dhimbje të madhe në familjen e Alvarez.

Nga burime pranë policisë dyshohet se vajza e mitur është rrëzuar nga krevati dykatësh, tip marinari. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate. Vajza e mitur e futbollistit, teksa po ngjitej në krevatin dykatësh, ka rrëshqitur dhe ka pësuar një goditje fatale në kokë. Ajo është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se kishte ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes së brendshme.

Fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur të mbijetojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa policia po punon për të dokumentuar këtë ngjarje tragjike.

Fredy Alvarez ishte në prag të ndeshjes së planifikuar për sot mes Tiranës dhe Flamurtarit. Pas kësaj tragjedie, dy klubet, në mirëkuptim të plotë, vendosën shtyrjen e takimit për ditën e diel, për t’iu gjendur pranë dhe për të ndarë dhembjen e familjen e futbollistit të Tiranës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...