Aksidentohet në Rumani furgoni i ultrasve të PAOKU-t, 7 viktima mes tyre 1 shqiptar, një tjetër u plagos 

Date:

Share post:

Një udhëtim që duhej të ishte festë u shndërrua në makth. Një furgon me tifozë të PAOK-ut të Selanikut, në rrugë drejt Francës për ndeshjen kundër Lionit në Europa League, u përfshi në një aksident të tmerrshëm në autostradën pranë qytetit Lugoj, në Rumani.

Shtatë persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Shumica ishin shtetas grekë, të moshës 25 deri në 30 vjeç.

Në minibus udhëtonin edhe dy shqiptarë, me shtetësi greke. Ministria e Jashtme e Shqipërisë bënëme dije se nga komunikimet e Ambasadës shqiptare në Rumani me autoritetet vendase dhe ato greke, rezulton se qytetari Vasile Palo ka humbur jetën, ndërsa qytetari Genci Sadiku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit ka telefonuar fillimisht pranë Ambasadës greke në Bukuresht, ndërkohë, ambasada shqiptare në Bukuresht është gjithashtu në kontakt me autoritetet rumune dhe përfaqësinë diplomatike të Greqisë për informacione të mëtejshme.

Vasile Palo

Pamjet nga vendngjarja, që po qarkullojnë në mediat europiane, tregojnë përmasa shkatërruese. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga ana e autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë. Gjatë manovrës së rikthimit në korsi, u përplas fillimisht me cisternën dhe më pas u hodh në krahun e kundërt të rrugës, ku u përplas me një kamion tjetër. Në përplasje u përfshinë gjithsej katër mjete.

Gjashtë persona humbën jetën në vend. I shtati ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa një i tretë, me plagë më të lehta, ishte ai që arriti të njoftojë shërbimet e emergjencës.

Ndërhyrja nga ajri ishte e pamundur. Kushtet e këqija atmosferike i detyruan autoritetet të heqin dorë nga helikopterët, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Lugojt.

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht janë angazhuar për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve.

Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën për të plagosurit.

Pavarësisht tragjedisë, kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga UEFA.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...