1. Nuk duhet t’i mbarosh patjetër të gjitha punët e shtëpisë brenda një dite. Ato që e bënë këtë u stresuan tej mase dhe disa prej tyre janë varrosur tashmë.
2. Merni kohë për të pushuar, nuk është mëkat të ulesh, të vendosësh këmbët mbi tavolinë dhe të hash diçka që të pëlqen.
3. Fli nëse është e nevojshme që dhimbja e kokës të të pushojë. Ato që refuzojnë të shkojnë me pushime, të largohen, të marrin kohë të lirë apo kohë për t’u shplodhur, do t’i mungojnë familjes së tyre pasi do të jenë nisur para kohe në udhëtimin pa kthim.
4. Ndaloni së piri medikamente për gjumin, po shkatërron trurin dhe organet e tua. Do të vijë një moment kur do të fillosh t’i harrosh gjërat. Shplodhe mendjen, shqetësohu më pak, dil që të ecësh dhe qesh, sepse gjithçka do të kalojë me kohën.
5.Hera herës ulu diku jashtë shtëpisë, në qetësi, e vetme, mos thuaj asgjë, mer ajër të pastër ngadalë dhe mos nxito.
6. Qëndro para pasqyrës, qesh me veten tënde, sepse kjo ndez një atmosferë pozitive përreth teje dhe ti do të shkëlqesh me vetë dritën tënde.
7. Shko të blesh për veten diçka për të ngrënë, apo për të pirë. Thjesht bëj diçka për veten tënde, edhe nëse partneri yt nuk e bën për ty, bëje ti për veten tënde. Kështu mund t’i largosh mendimet që të rëndojnë kokën.
8. Blini pajisjet e nevojshme elektroshtëpiake të cilat do të ta lehtësojnë punën dhe të evitosh stresin, sepse stresi është vrasësi i heshtur më i madh grave.
9. Trego kur nuk ndihesh mirë, bëj diçka për këtë, shko në qendrën shëndetësore, në spital ose thirr një mjek që ke afër. Mos u ul dhe të presësh që dikush të blejë mjekimet për ty, sepse ata mund të vonohen dhe jeta jote ka shumë rëndësi.
10. Mate tensionin dhe nivelin e sheqerit hera-herës, pavarësisht nëse je apo jo sëmurë. Kjo gjë ka shpëtuar shumë gra në të shkuarën. Ki besim tek këshillat e vyera që po të jap dhe jepi vetes tënde vlerën që meriton. Duaje veten tënde dhe përkujdesu për të. Je një grua e madhe dhe mos harro, ti je zanafilla e jetës.
©️zërionline


