Pranga 3 personave për shfrytëzim të hapësirave publike si parkim të paligjshëm

Date:

Share post:

Në rrugën “Taulantia” të qytetit të Durrësit, tre individë janë proceduar penalisht për shfrytëzimin e dy hapësirave publike si parkime të paligjshme. Këta persona i merrnin qytetarëve para për parkimin e automjeteve në hapësira që në të vërtetë janë pa pagesë.

Sipas njoftimit të policisë, intensifikimi i punës në terren dhe kontrollet gjatë sezonit veror kanë çuar në zbulimin e kësaj veprimtarie të paligjshme ekonomiko-financiare. Specialistët për hetimin e krimeve ekonomike konstatuan se M. V., 34 vjeç, A. V., 39 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, po shfrytëzonin në kundërshtim me ligjin dy vendparkime automjetesh në këtë rrugë.

Materialet për këto raste u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta shtetas. Ata akuzohen për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Policia njofton se kontrollet dhe bashkëpunimi me qytetarët do të vazhdojnë për të goditur çdo formë të paligjshmërisë në këtë fushë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...

Sarandë/Skifterja vodh­i makinën në parkimin e një hoteli, kapet pas 30 minutash

Një 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi...

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...