Arrestet kardiake/ Mjekët apelojnë për kujdes në plazhe!!! Ja shifrat e sezonit.

Date:

Share post:


Arrestet kardiake kanë marrë jetën e 4 personave brenda më pak se një muaji në këtë sezon turistik, në Durrës. Rasti më i fundit qe ai i një 73-vjeçari nga plazhi i cili humbi jetën pasi u fut menjëherë në det. Nga hetimet paraprake rezulton se ai kishte qëndruar disa orë në diell dhe për shkak të temperaturave të larta, rreth orës 13.00 u fut për t’u freskuar në det. Ky ndryshim i shpejtë i temperaturave ka krijuar dhe probleme në organizmin e tij. Megjithë nxitimin për t’i dhënë ndihmën e parë, 73-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Në të njëjtën ditë e orar dhe një tjetër pushues nga Kosova humbi jetën në Velipojë. Ndërkohë në ditët e para të këtij muaji në Durrës humbi jetën në plazh dhe një 70-vjeçar nga Lapraka, në të njëjtat rrethana. Në të gjitha rastet pushuesit e tjerë u përpoqën t’i japin ndihmën e parë duke thirrur shërbimin e urgjencës, por pa sukses. Sipas mjekëve, mosha dhe sëmundjet kronike janë faktorë me rrezik të lartë për ngjarje me pasoja për jetën edhe kur jeni me pushime. 

Aurora Rapaj, Mjeke urgjence në spitalin e Durrësit sqaron:

“Pacientët që janë moshë e madhe e kanë rriskun shumë të madh përsa kohë futen në det pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë në diell. Janë pacientë hipertensiv, me probleme të artierieve koronare, prandaj këshillojmë të mos futen direkt në ujë, sepse ndryshimi i temperatures nuk përballohet dot nga zemra që ka probleme kardiake. Bëjnë aritmi dhe më pas arrest kardiak. Shpesh këto raste mbërrijnë në spital pa shenja jete.”

Por jo gjithmonë faktori moshë është vendimtar.

Këtë sezon të paktën 12 pushues, mes tyre dhe një turiste franceze, kanë humbur jetën nga arresti kardiak në plazhet e Durrësit, Velipojës, Spillesë, Komanit, Zvërnecit e Pish Poros. Turistja franceze që humbi jetën në Koman ishte vetëm 39-vjeç, ndërsa një tjetër i ri, vetëm 22 vjeç humbi jetën më parë teksa u fut të lahej në lumë.

Sipas mjekes Rapaj, moshat e reja janë raste të rralla. 

“Janë pacientë që nuk janë ndjekur dhe s’kanë kryer vizita mjekësore dhe tek këto mosha mendohet kryesisht që janë probleme të lindura kardiake, të padiagnostikuara më parë.”

Ndonëse apeli i mjekëve bëhet çdo sezon, humbjet e jetëve gjatë periudhës së pushimeve verore vazhdojnë. Ndërkohë ka dhe pushues të moshuar që e dinë se çfarë është e rrezikshme për ta si ky pushues 86-vjeçar nga Kosova që e shijon çdo verë plazhin e Durrësit, por di të jetë dhe i kujdesshëm teksa futet në det nën kujdesin e të birit.

Një pjesë e mirë e pushuesve nuk ka njohuri mbi reagimin në çastet e para kur përballen me situata emergjente. Vetëm njoftimi i urgjencës kombëtare përmes numrit 127 nuk mjafton, pasi deri në mbërritjen e saj mund të jetë vonë. 

E ndërsa hetimet për humbjet e jetëve në plazhet buzë deteve dhe lumenjve vazhdojnë për të kuptuar më mirë shkaqet dhe rrethanat e këtyre fatkeqësive në zonat e pushimit, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar veçanërisht për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Konfliktohet me punonjësit e firmës që po shtronte rrugën e fshatit, i vë zjarrin kamionçinës

Një reagim i çuditshëm pas konfliktit me punonjës të një kompanie në Panaja të Vlorës. Jo vetëm i...

Arrati nga policia, përplas 5 automjete në Durrës, në kërkim 31-vjeçari që theu arrestin në shtëpi

Një ndjekje policore me momente tensioni është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Gjithçka, sipas policisë,...

Romë dhe egjiptianë protestojnë para Bashkisë Durrës, prej 9 muajsh pa bonus qeraje

Mosmarrja e bonusit të qerasë, që mbulohet 50 % nga bashkia, prej nëntë muajsh ka nxjerrë në protestë...

Heqja e murit rrethues në Kakome, kompania denoncon dëmtimet në pronën private

Shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura një ditë më parë në zonën e...