Aksident tragjik në Tepelenë/ Furgoni humb kontrollin dhe përmbyset, humb jetën 1 person

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmje ne sotme në Tepelenë.

Mësohet se një automjet tip furgon është përmbysur në kthesën që të çon në fshatin Salari, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, ndërsa bëhet me dije se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit Arjan Ç.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit apo nëse brenda furgonit ka pasur pasagjerë.

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...