Tentoi të vrasë të bijën dhe kolegun e saj, Mikel Ndoj mohon krimin dhe kërkon lirinë

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 56-vjeçarin Mikel Ndoj, i arrestuar dy ditë më parë për plagosjen me thikë të vajzës së tij 24-vjeçare Xhesika dhe të kolegut të saj Onard Memlika që ndërhyri për ta mbrojtur.

Gjatë seancës së zhvilluar të mërkurën me dyer të mbyllura, i pandehuri mohoi akuzat, duke pretenduar pafajësinë dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. Ai deklaroi para trupit gjykues se nuk mbante mjete prerëse dhe se nuk kishte qenë iniciatori i konfliktit. Megjithatë, këto pretendime nuk bindën gjykatën, e cila e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosi vijimin e masës shtrënguese.

Prokurorja e çështjes Oltjana Çifliku paraqiti në seancë dinamikën e ngjarjes së ndodhur paraditen e së hënës, duke theksuar se ndaj Ndojt rëndojnë tre vepra penale, dy prej tyre me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Sipas akuzës, për këto vepra parashikohet një dënim që nis nga jo më pak se 20 vite burgim deri në burgim të përjetshëm.

Hetimet kanë zbuluar se 56-vjeçari ka precedentë penalë të mëparshëm dhe se kishte kanosur edhe më herët vajzën e tij me vrasje. Po ashtu, ish-bashkëshortja e tij është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, një fakt që, sipas prokurorisë, rrit ndjeshëm rrezikun e përsëritjes së veprave të rënda penale nëse i dyshuari lirohet.

Në sallën e gjyqit, Ndoj nuk shfaqi asnjë shenjë pendese dhe mbajti një qëndrim tërësisht mohues, pavarësisht se në dosje, përveç deklarimeve të të plagosurve, ndodhen edhe dëshmi të tjera që implikojnë atë në ngjarje. Ai u përfaqësua nga avokate Liljana Tanko e caktuar kryesisht nga gjykata.

Sipas vendimit të shpallur sot më 28 janar 2026, gjykata:

  • vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të M.Ndoj për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
  • caktoi ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”;
  • ngarkoi Prokurorinë e Durrësit, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, për ekzekutimin e vendimit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...