Rifillon qarkullimi i kamionëve në Qafë Thanë, pas 3 ditësh protesta rajonale

Date:

Share post:

Pas tri ditësh bllokimi të qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme ka nisur normalizimi i plotë i lëvizjes në pikën kufitare të Qafë Thanës. Kamionët, të ndaluar për shkak të protestave të transportuesve nga rajoni, kanë rifilluar kalimin në të dyja drejtimet.

Bllokimi u shkaktua nga protesta e organizuar nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, në kundërshtim me zbatimin e sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen. Protestës iu bashkuan edhe kamionistë nga vende të tjera të rajonit, përfshirë Malin e Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, duke e shtrirë ndikimin e saj në disa pika kufitare.
Sipas përfaqësuesve të transportuesve, sistemi i ri po krijonte vonesa të mëdha dhe kufizime në lëvizjen ndërkufitare, duke rrezikuar seriozisht aktivitetin e transportit të mallrave. Në total, rreth 370 kamionistë protestuan në afro 10 pika kufitare, mes tyre edhe Qafë Thana, një nyje e rëndësishme e qarkullimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Zgjidhja erdhi pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian, i cili u angazhua për lehtësimin e procedurave për transportuesit, përmes pajisjes me viza dhe mekanizmave tranzitorë që synojnë shmangien e bllokimeve. Paralelisht, autoritetet në Mal të Zi njoftuan se transportuesit malazezë kanë nisur të tërhiqen nga protestat, pas kontakteve me institucionet vendase dhe garancive për lehtësira procedurale.
Autoritetet kufitare bëjnë me dije se situata në Qafë Thanë është nën monitorim dhe se pritet që fluksi i mjeteve të rëndë të rikthehet gradualisht në normalitet të plotë gjatë orëve në vijim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...