Tentoi t’i shpëtonte policisë, përfundon në pranga

Date:

Share post:

Një 45-vjeçar, i dyshuar për shitje të drogërave të forta, vjedhje dhe posedim të armëve të ftohta, u arrestua nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “Përfshirja e shumëfishtë”.
Operacioni u finalizua pas një kallëzimi për kanosje, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme dhe bashkëpunimi mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcës së Posaçme Operacionale dhe Komisariatit të Policisë Durrës çuan në zbardhjen e disa veprave penale të ndërlidhura.
Fillimisht u identifikua shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar se për motive të dobëta kishte kanosur një shtetas me pistoletë lodër. Mjeti u sekuestrua si provë materiale, ndërsa ndaj 36-vjeçarit nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Në momentin e ndërhyrjes, ai shoqërohej nga shtetasi Julian Ismailaj, 45 vjeç, banues në Durrës, i cili, sapo konstatoi praninë e shërbimeve të Policisë, u largua me shpejtësi me automjet. Gjatë ndjekjes, 45-vjeçari përplasi automjetin e Policisë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, por u neutralizua dhe u arrestua pak më vonë.
Nga verifikimet rezultoi se J. Ismailaj drejtonte automjetin e marrë me qira nga shtetasi B. M., 51 vjeç, dhe ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi sasi heroine, sasi kokaine dhe një elektroshok.
Hetimet zbuluan gjithashtu se 45-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin V. K., 32 vjeç, ka kryer një vjedhje në një servis automjetesh, ku janë marrë bateri automjeti dhe sasi nafte. Dy bashkëpunëtorët janë shpallur në kërkim, njëri për vjedhje dhe tjetri për përfshirje në shitjen e lëndëve narkotike, i cili dyshohet se i kishte dhënë automjetin me qira autorit.
Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...