Atentat në Lezhë, breshëri plumbash brenda berberhanes

Date:

Share post:

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, konkretisht në zonën e njohur si kryqëzimi i Rriles.

Sipas informacioneve, 30-vjeçari Sokol Daci është personi që ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 30-vjeçari ka marrë 5 plumba në trup, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Lezhës është transportuar për në Spitalin e Traumës për trjatim më të specializuar. 

Ngjarja ka ndodhur përballë një berberhane, e cila rezulton në pronësi të 30-vjeçarit të plagosur. Sipas dyshimeve, drejt ambientit të biznesit është qëlluar me breshëri plumbash.

Autorët kanë qenë më shumë se një person, pasi sipas informacioneve mësohet se njëri prej tyre ka zbritur nga një automjet dhe më pas ka nisur të qëllojë me armë zjarri. Pasi ka zbarzur armën ata janë larguar me automjet me shpejtësi.

Shenjat e dhunës janë të dukshme edhe në fasadën e berberhanes, ku dallohen qartë gjurmë të mbi 20 plumbave.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet identiteti i autorëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Mësohet se uniformat blu kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë që kanë qenë në vendngjarje, si dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset përreth për të ndihmuar në identifikimin e autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli në zonat kyqe të qytetit me qëllim kapjen e autorëve. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...