“Targat” godet skemën e vjedhjes së targave në Durrës

Date:

Share post:

Vidhte targa automjetesh në zona të ndryshme të Durrësit dhe dyshohet se i shiste për t’u përdorur në krime kundër personit dhe pronës. Kjo veprimtari e paligjshme u ndërpre nga Policia e Durrësit, e cila finalizoi operacionin policor të koduar “Targat”, duke arrestuar autorin e dyshuar.
Në pranga u vu shtetasi Egzon Qafleshi, 36 vjeç, nga Kosova, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes së targave të automjeteve shqiptare dhe kosovare. Ai u kap në flagrancë në lagjen nr. 13, Plazh-Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “Ford”, i pajisur me targa të vjedhura në lagjen nr. 5 të qytetit, në pronësi të shtetasit R. C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy palë targa të tjera, shqiptare dhe kosovare, si dhe mjete të dyshuara për kryerjen e vjedhjeve: kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një kapuç të ngjashëm me maskat.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 36-vjeçari dyshohet si autor edhe i vjedhjes së targave në dy automjete të tjera, të ndodhura muajt e fundit në Durrës. Të gjitha sendet e sekuestruara janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Transportonin drogë drejt Ksamilit, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës në kuadër të operacionit të koduar "Transportuesit", pasi dyshohet se...

Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug

Dy zjarre përfshinë gjatë natës jugun e vendit. Pas tetë orësh u shuan flakët mes fshatrave Asim Zeneli...

Infantino dorëzohet përballë revoltës, FIFA anulon planin për “shitjen” e Kupës së Botës

FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, kanë hequr dorë nga plani për shitjen e një pjese të...

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një person në Vlorë

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri...