Atentati në Lezhë, zbardhen emrat në kërkim

Date:

Share post:

Zbardhen emrat e autorëve të atentatit në Lezhë ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci.

Mësohet se personat e shpallur në kërkim janë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka. Ky i fundit është nipi i ish-deputetit Ndoka.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili dyshohet se ishte shënjeshtra e atentatit.

Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij kanë pasur një konflikt në verë me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin.

Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka dhe pas kësaj, janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.

Policia njoftoi sot se identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Ndërkohë, Polici që shoqëronte Merando Nikulajn, Besart Kovaçi se është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. 

Shënjestra e vërtetë e atentatit nuk ishte pronari i berberhanes i cili u plagos me 5 plumba në trup, por ishin dy djem nga fisi Nikulaj. Përveç nipit të Ardian Nikulajt që mbeti i plagosur, dyshohet se aty ka qenë dhe vetë djali biznezmenit të vrarë 3 vite më parë.

Plani i autorëve për vrasje dështoi pasi në berberhane ndodhej oficeri Kovaçi civil, i cili iu kundërpërgjigj me armë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...