Sherr në lokal në Korçë, 34-vjeçari plagoset me thikë, shoqërohet i mituri

Date:

Share post:

Një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e thikës në një lokal në qytetin e Korçës, duke lënë të plagosur një person.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autori i dyshuar është një 17-vjeçar, i cili pas përplasjes fizike ka përdorur mjet prerës ndaj një 34-vjeçari. Ky i fundit ka pësuar dëmtime në dorë dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se i plagosuri kishte ardhur vetëm pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi. Dyshohet se ngjarja ka pasur si shkak një ngjarje të mëparshme mes palëve. Dyshohet se i plagosuri, i identifikuar si shtetasi Bernard Qelemeni, rreth dy vite më parë është parë duke vjedhur banesën e të miturit dhe kur janë riparë në lokal ka nisur konflikti mes tyre.

Autori i mitur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet procedurale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...