Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me hetimin për eksportin e paligjshëm të mbetjeve industriale të rrezikshme, pas përfundimit të ekspertimit laboratorik, i cili provoi se materialet e transportuara janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.
Sipas Prokurorisë, hetimet po zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr. 1596/2024, i regjistruar për një sërë veprash penale, përfshirë kontrabandën e mallrave të ndaluara, falsifikimin e dokumenteve, transportin dhe menaxhimin e mbetjeve, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
Hetimi ka nisur pas një sinjalizimi nga OLAF, më 25 korrik 2024, për një ngarkesë që dyshohej se transportonte mbetje nga Shqipëria drejt Tajlandës. Pas bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe OLAF-it, u evidentua eksportimi i 2.816.300 kilogramëve mbetje, të ngarkuara në 102 kontejnerë nga subjekti Sokolaj sh.p.k.. Ngarkesa u refuzua nga autoritetet tajlandeze dhe u kthye në Shqipëri më 28 tetor 2024 me anijen “Moliva XA443A”.
Më 8 nëntor 2024, Prokuroria urdhëroi sekuestrimin e 102 kontejnerëve, të cilët aktualisht ndodhen në zonën e Porto Romanos, nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Gjatë sekuestrimit, u krye edhe kontrolli për radioaktivitet, pa u konstatuar prani e lëndëve radioaktive.
Procesi i ekspertimit u vonua për shkak të mungesës së infrastrukturës laboratorike në vend, çka e detyroi Prokurorinë të kërkojë asistencë ndërkombëtare. Në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe projektin EU4LEA, u realizuan analizat në një laborator të specializuar në Itali, sipas protokolleve ndërkombëtare të sigurisë.
Ekspertimi përfundimtar konfirmoi se materiali është pluhur i furrës elektrike të çelikut (EAF dust), i klasifikuar si mbetje e rrezikshme me kod 10 02 07*, që përmban elementë toksikë me rrezik për shëndetin e njeriut dhe ekosistemet, veçanërisht ato ujore.
Në bazë të këtyre rezultateve, Prokuroria vlerëson se kemi të bëjmë jo me një rast të izoluar, por me një zinxhir të organizuar veprimesh të kundërligjshme, ku janë përfshirë subjekte private dhe funksionarë shtetërorë.
Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit i kërkoi gjykatës caktimin e 33 masave të sigurimit personal, ndaj administratorëve të kompanisë Kurum, subjekteve përfituese, doganierëve, zyrtarëve të Autoritetit Portual dhe të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Deri më tani janë ekzekutuar 20 masa sigurie, ndërsa vijon puna për kapjen e 13 personave të tjerë.Prokuroria thekson se mbetet e angazhuar për zbardhjen e plotë të çështjes, përcaktimin e përgjegjësive penale për çdo subjekt të përfshirë dhe garantimin e veprimeve ligjore në mbrojtje të interesit publik, shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit.
Prokuroria Durrës kërkoi në gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues për shtetasit:
1. Erdal Demir, shtetas turk, administrator i shoqërisë Kurum International sh.a. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” në dy raste, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;
2. Yusuf Sezai Kurum, shtetas turk, përfaqësues me prokurorë i administratorit të shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;
3. Mujo Ilazaj, me detyrë drejtor transporti i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Transporti i mbetjeve”;
4. Rami Bunga, me detyrë drejtor mjedisi i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar
5. Harun Sarica, shtetas turk, drejtor prodhimi çeliku i shoqërisë Kurum International sh.a. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për vepren penale “Menaxhimi i mbetjeve”;
6. Arif Shkalla, përfaqësues me prokurorë i administratorit të shoqërisë Kurum International sh.a dhe drejtor finance me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;
7. Shaban Hyseni, drejtor i shitjeve i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;. Ekzekutuar
8. Mirjeta Zotaj, kontabiliste e shoqërisë Kurum International sh.a., me masë së sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”; Ekzekutuar
9. Gjovana Sokolaj, administratore e shoqërisë Sokolaj sh.p.k., me masë sigurimi “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;
10. Doni Sokolaj, përfaqësues i shoqërisë GS Minerals d.o.o., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
11. Olizana Pemati, administratore e shoqërisë Sokolaj sh.p.k., me masë sigurimi “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
12. Mbarime Koroci, administratore e shoqërisë Alliance Resource sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
13. Nazif Bajrami, administrator i shoqërisë Bajrami N sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar
14. Andon Prifti, administrator i shoqërisë Bajrami N sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar
15. Petrit Qosja person fizik, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”’;
16. Mikail Hila, me detyrë agjent doganor, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar
17. Julian Kapedani, me detyrë përgjegjësi i turni pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar
18. Indrit Likaj, me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar
19. Edmond Voda, me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar
20. Helindon Lila, me detyrë përgjegjësi i turni pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar
21. Shkelqim Jakupi, me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar
22. Florian Çimo, përfaqësues i shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar
23. Ingo Hesse, shtetas gjerman, administrator i shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”;
24. Gazmend Sina, këshilltar pranë shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar
25. Arta Dollani, me detyrë drejtoreshë e përgjithshme e AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në tre raste; Ekzekutuar
26. Marjeta Përlala, me detyrë Drejore e Drejtorisë së lejeve mjedisore dhe vnm-ve pranë AKM-së, me me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në tre raste; Ekzekutuar
27. Dritan Seferaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Inspektim Kontrollit pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në tre raste parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
28. Kledina Skëndo, me detyrë përgjegjëse e Sektorit të monitorimeve të lejeve mjedisore dhe VNM pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ekzekutuar
29. Bujana Tonçiça, me detyrë përgjegjëse e Sektorit të lejeve mjedisore pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar
30. Evis Mellonashi, me detyrë përgjegjëse e Sektorit të monitorimit të lejeve mjedisore dhe VNM, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar
31. Kejdi Ahmetaj, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit Mjedisor pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar
32. Iva Musa, me detyrë specialiste mjedisi pranë Autoritetit Portual Durrës, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar
33. Xhulio Golgota, me detyrë specialist mjedisi pranë Autoritetit Portual Durrës, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
©️zërionline


