Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektori i ri i Përgjithshëm

Date:

Share post:

Inspektorati Qendror ka zyrtarisht një drejtues të ri nga ky fillimjave. Dashnor Sula është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke marrë drejtimin e institucionit që ka rol kyç në koordinimin e sistemit të inspektimeve në vend.

Gjatë prezantimit, u theksua rëndësia e vazhdimit të reformës në fushën e inspektimeve, e cila ka hyrë në një fazë të re zbatimi pas miratimit të ligjit të ri “Për inspektimet”. Inspektorati i Përgjithshëm pritet të ketë një rol qendror në funksionalizimin e këtij ligji, në përmirësimin e praktikave inspektuese dhe në rritjen e transparencës së procesit.

Në fokus të reformës mbetet ndryshimi i qasjes ndaj bizneseve, ku inspektimet synojnë më shumë përmirësimin dhe respektimin e legjislacionit, sesa ndëshkimin. Parashikohen masa rekomanduese si hap i parë, ndarje e qartë e funksioneve për shmangien e konfliktit të interesit, si dhe forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjes.

Një tjetër prioritet lidhet me profesionalizimin e trupës së inspektorëve, përmes sistemeve të qëndrueshme të rekrutimit dhe trajnimit, përdorimit të analizës së riskut dhe digjitalizimit të proceseve, me synim rritjen e besueshmërisë dhe eficiencës së sistemit të inspektimeve.

Në fjalën e tij, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, vlerësoi besimin e dhënë dhe theksoi se parimet e integritetit, drejtësisë dhe profesionalizmit do të udhëheqin punën e tij. Ai nënvizoi rëndësinë e respektimit të biznesit të ndershëm, forcimit të sistemeve dhe bashkëpunimit institucional për të garantuar inspektime të drejta, transparente dhe efektive.

Viti në vijim konsiderohet vendimtar për përmbylljen e reformës së inspektimeve, riorganizimin e inspektorateve dhe funksionalizimin e plotë të sistemeve të reja, në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...