TID në Durrës/ Rama: Projekti vijon. Banorët shpresë dhe protestë

Date:

Share post:

Takimi i Kryeministrit Edi Rama me banorët e Durrësit të prekur nga projekti TID këtë të shtunë u mbyll pas shumë diskutimesh. Në fund të takimit, kreu i qeverisë e cilësoi bisedën si konstruktive, por theksoi qartë se projekti nuk do të pezullohet dhe se prishjet e parashikuara do të realizohen.

Rama bëri të ditur se do të rishikohet vlera e shpronësimeve dhe do të verifikohen disa objekte që mund të kenë vlera historike apo arkitekturore për qytetin. Sipas tij, për këto raste do të kryhen vlerësime të posaçme, të cilat mund të ndikojnë në vendimmarrjen përfundimtare. Megjithatë, ai nënvizoi se zbatimi i projektit do të vijojë sipas planit dhe shembjet janë pjesë e pashmangshme e tij.

Nga ana tjetër, banorët kërkojnë pezullimin e vendimeve për prishje të nxjerra nga bashkia dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, deri në përfundim të rishikimit të projektit. Ata paralajmëruan se, nëse vendimet nuk anulohen, nuk do të largohen nga banesat dhe do të ngujohen në to.

Një tjetër çështje e ngritur gjatë diskutimeve ishte ajo e pronave që nuk janë pajisur me dokumentacion hipotekor, pasi ndodhen në zonën arkeologjike A dhe nuk janë lejuar të legalizohen. Ky problem prek familjet dhe statusin e pronës së tyre.

Pas takimit u bë e qartë se, pavarësisht kundërshtive, projekti do të ecë përpara, ndërsa verifikimet dhe procedurat do të përcaktojnë se cilat objekte do të preken dhe në çfarë mase. Protesta e një pjese të banorëve pas përfundimit të takimit solli edhe ndërhyrjen e policisë, e cila shoqëroi tre persona në komisariat.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...