Humb jetën 23-vjeçari në Librazhd në mënyrë të çuditshme

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd, ku një 23-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë riparimit të mjetit të tij.

Sipas policisë, dyshohet se i riu është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit me iniciale I. P. 

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur veprimet për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

“Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...