Përplasje fatale nga taksia, biçiklisti humb jetën në autostradë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë–Fier, në afërsi të fshatit Rrapëz, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Sipas të dhënave paraprake, Skënder Maledhi, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet taksi, ndërsa po tentonte të kalonte në anën tjetër të autostradës. Përplasja ka qenë fatale dhe i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas njoftimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit, Genc Shahini, 52 vjeç, është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës, në gjendje të rënduar emocionale.

Burimet policore bëjnë me dije paraprikisht se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur në kushte errësire, me dukshmëri të kufizuar, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj tragjedie.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...