Vrasja e dyfishtë/ Dorëzohet pas 4 muajsh në arrati 31-vjeçari nga Manza

Date:

Share post:

Pas katër muajsh në arrati, 31-vjeçari Gëzim Allçi është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan vendimin e Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij.

Allçi, banues në Manëz, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në tetor 2025 në Manëz të Durrësit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy persona.

Sipas policisë, 31-vjeçari është paraqitur vetë në ambientet e DVP Durrës. Ai ka dorëzuar gjithashtu një send në dukje pistoletë, e cila rezulton të jetë armë sportive me gogla, duke deklaruar se e kishte me vete ditën e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti banal mes palëve në një lokal. Sipas hetimeve paraprake, 33-vjeçari Flori Paluçi qëlloi fillimisht me armë zjarri ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur. Më pas, 21-vjeçari Pepa reagoi duke qëlluar mbi Paluçin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Pepa ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit” dhe u dorëzua një muaj pas ngjarjes në polici, ndërsa Gëzim Allçi dyshohet se e ndihmoi atë të largohej nga vendi i ngjarjes.

Materialet shtesë procedurale i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...