Rrëshqitja e dheut në Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda dhe autobusëve

Date:

Share post:

Situata në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke detyruar autoritetet të marrin masa të menjëhershme për sigurinë e qarkullimit.

Sipas një njoftimi zyrtar të Autoriteti Rrugor Shqiptar, pas vlerësimit të bërë në terren në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja e dheut, është vendosur ndalimi i përkohshëm i qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët në këtë segment rrugor.

Vendimi është marrë në koordinim me Policia e Shtetit, për shkak të rrezikut që paraqet situata aktuale dhe deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të rënda dhe operatorëve të transportit që të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të gjendjes në terren.

Sipas ARRSH-së, çdo masë e ndërmarrë ka si qëllim garantimin e sigurisë së jetës së përdoruesve të rrugës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme, ndërsa monitorimi i zonës vijon.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...