Vrasje me thikë në Kavajë, 47-vjeçari humb jetën në spital

Date:

Share post:

Një krim kundër personit është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3 të Kavajës, shtetasi R. P., 47 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S. I., po 47 vjeç. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...