Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike në Tiranë

Date:

Share post:

Drejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave ka bllokuar 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, pas dyshimeve për falsifikim dhe tregtim pa autorizimet përkatëse.


Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregëtimit pa autorizimet parkatëse.

Organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregëtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme, siç ka dëshmuar në aksionet e fundit, garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që kryen shkelje të Kodit Doganor.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...