Aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë dhe u larguan, arrestohen 2 shoferë, një burrë dhe një grua

Date:

Share post:

Policia ka arrestuar dy shoferët që dyshohet se shkaktuan aksidentin fatal që i mori jetën 7-vjeçarit paraditen e sotme në Tiranë.

Në prangat e Policisë kanë rënë 55-vjeçari Kostandin Shukullli dhe 42-vjeçarja Valentina Selman Koltraku. Shukulli dyshohet se ka qenë i pari që e ka përplasur të miturin me automjetin e tij dhe më pas ka qenë Valentina Koltraku e cila i ka dhënë goditjen e dytë.

Aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë në rrugën “Kastriotët”, në kryeqytet. Po ashtu bëhet e ditur se pas aksidentit, të dy shoferët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Kastriotët”, me pasojë vdekjen e një të mituri.

Identifikohen dhe vihen në pranga drejtuesit e 2 automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Gjenden dhe sekuestrohen 2 automjetet.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi i posaçëm, menjëherë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 11:20 të datës 24.02.2026, në rrugën “Kastriotët”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 7 vjeçar, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan dhe arrestuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit T. Sh., 55 vjeç dhe V. K., 42 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se i mituri është përplasur fillimisht nga automjeti që drejtonte 55-vjeçari dhe më pas nga automjeti që drejtonte shtetasja V. K.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendi i aksidentit.

Gjatë veprimeve hetimore, 55-vjeçari, i cili e ka transportuar të miturin, në spital, ka tentuar të mohojë dijeninë rreth aksidentit.

Hetimet vijojnë për të individualizuar dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...