Efektivi i Policisë së Shtetit transportonte rreth 1 milion euro, zbulohet nga dogana e Kosovës

Date:

Share post:

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar nga Dogana e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar, gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti që po hynte nga Serbia në Kosovë.

Sipas autoriteteve doganore, vetura ishte përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut. Fillimisht ajo është kontrolluar me skaner X-Ray, ku janë vërejtur dyshime për një hapësirë të modifikuar në dysheme. Më pas, me asistimin e Policisë Kufitare dhe përdorimin e pajisjeve fibroskopike, është konfirmuar ekzistenca e një vendi të improvizuar ku ishin fshehur paratë.

Shuma e sekuestruar, sipas vlerësimeve paraprake, arrin në rreth 1,000,000 euro.

Dogana e Kosovës thotë se përdorimi i teknologjisë së avancuar, përfshirë skanerët X-Ray, është thelbësor në luftimin e kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme financiare.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, tre persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Shpëlarje parash”.

Të ndaluarit janë Ardit Laska, zyrtar i Policisë së Shtetit në Shqipëri, si dhe Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj. Ata u arrestuan gjatë operacionit të përbashkët të Policisë dhe Doganës së Kosovës në pikëkalimin kufitar.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit. Autoritetet synojnë të përcaktojnë origjinën e mjeteve monetare dhe të verifikojnë nëse pas rastit fshihet një rrjet më i gjerë kriminal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...