Arrest në shtëpi për 93-vjeçarin, reagojnë familjarët: Po na kanos me jetë…

Date:

Share post:

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 93-vjeçarin e përfshire ne ngjarjen e ndodhur ne fshatin Mashkullore

Sipas informacioneve, konflikti mes palëve ka nisur për një tokë të dhënë me qira tek nipi i të moshuarit. Familjarët shprehen se ai ka pasur prej vitesh konflikte të vazhdueshme me ta dhe shpesh herë i ka kërcënuar me fjalë se do t’i vrasë.

Pas vendimit të gjykatës, të afërmit deklarojnë se ndihen të pasigurt, pasi sipas tyre, 93-vjeçari vijon t’i kërcënojeë edhe në kushtet e masës së sigurisë.

Ata shprehen se kanë depozituar disa kallëzime në DVP Gjirokastër edhe dy vite më parë, periudhe gjatë së cilës është ushtruar kontroll në banesën e të moshuarit, por atëherë nuk është konstatuar asgjë e paligjshme. Ndërkohë, tri ditë më parë, gjatë kontrollit të fundit, policia gjeti dhe sekuestroi armë zjarri, tritol dhe municione luftarake.
Familjaret kërkojnë nga organet e drejtësisë të rivlerësohet rasti dhe të merren masa për largimin e tij nga banesa, duke argumentuar se ndihen të rrezikuar dhe në gjendje të vazhdueshme frike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...