Ndahet nga jeta sipërmarrësja Afërdita Salillari

Date:

Share post:

Është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare sipërmarrësja Afërdita Salillari, bashkëshortja e biznesmenit Pëllumb Salillari.

Prej kohësh ajo përballej me një sëmundje të rëndë, betejë të cilën nuk arriti ta fitojë.

Familjarët kanë bërë të ditur se pritjet mortore do të zhvillohen në një shtëpi funerale, në Rrugën e Durrësit, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën.

Afërdita Salillari ishte e angazhuar prej vitesh në fushën e ndërtimit, si pjesë e aktivitetit të kompanive “Salillari” dhe “Bervi Construction”, që operojnë në projekte të ndryshme infrastrukturore dhe civile në vend. Nga martesa me Pëllumb Salillarin, çifti ka dy djem, Besmirin dhe Ervisin.

Pak kohë më parë, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, BKH ka ushtruar kontroll në zyrat e P. Salillarit, në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës rrugore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...

Trump njoftoi marrëveshjen, zyrtari i Bordit të Paqes: Hamasi ra dakord pas negociatash intensive!

Bordi i Paqes ka njoftuar se Hamasi ka rënë dakord me një "udhërrëfyes të detajuar" për zbatimin e...