Sherr brenda IKMT-së/ Drejtori i Mjedisit dhunon brenda institucionit zyrtarin, Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra

Date:

Share post:

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ku Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve Fatmir Meta është dhunuar nga drejtori i Mjedisit në këtë institucion, Klesti Çela.

Shkak për konfliktin fizik mësohet të jetë bërë një debat i ndodhur disa ditë më parë mes tyre me arsyetimin se i Meta i ka ndërhyrë në punë për një grup inspektimi për çështje dherash.

Inspektorati i Përgjithshëm ka dalë me një reagim zyrtar ku bën me dije pezullimin nga detyra të personave të përfshirë deri në përfundim të hetimit të çështjes.

“Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut.Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave”, thuhet ne deklaratën e tyre për shtyp.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tryeza e Rinisë/ Prezantohet programi për studentët, punësimin dhe inovacionin

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi “Tryezën e Rinisë”, një takim ku u diskutuan çështje që lidhen me arsimin,...

Të shtëna me armë pas mesnate në Tiranë, plagoset rëndë një person 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në zonën pranë Casa Italia-s, në Tiranë. Sipas informacioneve,...

Zjarr në Fllakë, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një...

Rusia godet kompleksin e ambasadorit shqiptar në Kiev

Kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo është bërë shënjestër e sulmeve ruse. Lajmi është dhënë nga...