“Lakuriq”, Ekspozita që zhvesh njeriun përballë vetes dhe shoqërisë

Date:

Share post:

Ekspozita personale e Oltsen Gripshit, e titulluar “Lakuriq”, do të qëndrojë e hapur për publikun edhe pak ditë, deri më 15 mars. Projekti artistik sjell një reflektim të fortë mbi trupin, identitetin dhe brishtësinë njerëzore në kohët e sotme ku individi dhe shoqëria përballen me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

“Lakuriq” është çelur më 9 shkurt tek Galeria e Artit Kontemporan, tek Piramida e Tiranës dhe
nuk lidhet vetëm me zhveshjen fizike të trupit, por me një tjetër lakuriqësi, atë shpirtërore dhe emocionale. Përmes një sërë veprash të realizuara në mediume të ndryshme, si instalacion, video-art dhe pikturë, artisti ndërton një udhëtim simbolik mbi përvojën njerëzore, nga lindja deri te sfidat që shoqëria moderne i vendos përpara individit.

Në qendër të konceptit qëndron ideja e trupit si një hartë e përvojave njerëzore. Lëkura shfaqet si kufiri mes botës së brendshme dhe asaj të jashtme, një sipërfaqe ku mbeten të gdhendura kujtimet, frikërat dhe traumat e jetës.

Ekspozita përfshin një seri veprash që trajtojnë tema sociale dhe antropologjike, duke prekur çështje të ndjeshme si manipulimi i individit, dhuna në familje dhe brishtësia e qenies njerëzore. Një nga instalacionet më domethënëse përfshin një sënduk të vjetër nga i cili dalin dhjetëra këmisha gjumi femërore, një simbolikë e dhunës së heshtur dhe e plagëve të padukshme që mbeten shpesh të fshehura brenda hapësirës familjare.

Përmes kësaj ekspozite, Gripshi nuk synon vetëm të paraqesë një projekt artistik, por të hapë një dialog me publikun. Veprat e tij nxisin reflektim mbi identitetin, mbi mënyrën se si shoqëria ndikon tek individi dhe mbi frikën e së ardhmes në një botë që po transformohet nga zhvillimet teknologjike.

“Lakuriq” mbetet kështu një ftesë për të parë njeriun përtej sipërfaqes, për të reflektuar mbi brishtësinë dhe forcën e tij njëkohësisht, duke e kthyer hapësirën e ekspozitës në një udhëtim introspektiv për çdo vizitor.
Nuk dihet ende nëse ekspozita do të shtegtojë në qytete të tjera, për të përcjellë ndjesitë e autorit dhe për të ftuar në reflektim të tjerë vizitorë të saj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...