Gjen çantën me 17 mijë dollarë dhe e dorëzon në polici, Gjesti i ndershëm i qytetarit në Sarandë

Date:

Share post:

Një veprim i konsideruar i rrallë për nga ndershmërie qytetare ka bërë që një shumë e konsiderueshme parash dhe dokumentesh të rëndësishme të kthehen sërish në duart e pronarit të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku një qytetar ka gjetur një çantë të humbur dhe pa hezituar është paraqitur në komisariatin e policisë për ta dorëzuar.

Sipas Policisë, shtetasi me inicialet R. Sh. ka gjetur çantën gjatë ditës së djeshme dhe menjëherë është drejtuar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Brenda saj ndodheshin dokumente personale të shtetases ukrainase me inicialet L. K., si dhe një shumë e konsiderueshme parash, rreth 17 mijë dollarë.

Falë veprimit të qytetarit dhe reagimit të shpejtë të policisë, u bë i mundur identifikimi dhe kontaktimi i pronarës së çantës. Sot, dokumentet dhe shuma e parave iu dorëzuan asaj.

Autoritetet e Policisë së Shtetit e kanë vlerësuar këtë veprim si një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjshmërisë qytetare, duke theksuar se bashkëpunimi mes qytetarëve dhe policisë është thelbësor për forcimin e besimit dhe sigurisë në komunitet.

Policia falënderoi publikisht shtetasin R. Sh. për gjestin e tij, duke e cilësuar atë një shembull pozitiv që meriton të promovohet dhe të ndiqet nga të gjithë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...

Ndahet nga jeta gazetari, diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një...

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën

Sekretariati i Etikës u mblodh sot online dhe bazuar në kërkesën e Partisë Socialiste, përjashtoi me 10 ditë të kryedemokratit...

Fier/Veliaj liron nga detyra 2 nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra! Emërohet Etleva Bisha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe...