“Plumbi i Artë” godet shefin e krimeve të Durrësit Agustin Çinari

Date:

Share post:


“Plumbi i artë” çon në pranga shefin e krimeve të Durrësit. Prokuroria e Posaçme lëshoi një urdhër-arresti, mes 36 urdhrave të tjerë, edhe për shefin e krimeve në Durrës, Agustin Çinari. Urdhri i arrestit për 36-vjeçarin nga Pogradeci mësohet se është ekzekutuar, ndërsa operacioni për ekzekutimin e urdhër arresteve të tjera në Tiranë, Elbasan e Durrës vazhdon.

Operacioni i SPAK-ut është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të operacionit ”Plumbi i artë” që ka vënë në shënjestër personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Deri më tani nuk dihen shumë detaje nga operacioni dhe sa ka shkuar numri i personave të arrestuar, por konfirmohet se operacioni erdhi pas zbardhjes së tre krimeve të rënda, vrasjeve, dy prej të cilave në Elbasan dhe një në Rrogozhinë. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, një sërë krimesh të rënda të botës së krimit u zbardhën, ndërkohë që dhe përgjimet e çkodimi i mesazheve të shkëmbyera përmes aplikacionit Sky EÇ zbuluan të tjera krime dhe persona të implikuar në to.Para Durrësit, Çinari ka shërbyer dhe në Pogradec e Elbasan. Në tetor 2013, Agustin Cinari qe ndaluar nga SHÇBA pasi në detyrën e specialistit të hetimor dhe parandalimit të krimit i kishte kërkuar lekë një personi duke i premtuar atij se do ti mbyllte çështjen që kishte hapur. 

Gjithsesi duhen pritur deklarimet dhe hetimet e mëtejshme për të kuptuar qartësisht se për çfarë akuzohet konkretisht Çinari dhe a është fajtor për akuzën e ngritur nga SPAK.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...