Sherr me thikë në Durrës, plagoset 26-vjeçari

Date:

Share post:

Një konflikt i ndodhur rreth orës 14:00 në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari. I riu, me inicialet R.K., është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, pasi ishte goditur me mjet prerës në këmbë dhe kishte marrë edhe dëmtime të tjera fizike.

Sipas të dhënave paraprake, ai është konfliktuar me një 35-vjeçar me inicialet A.N., i cili gjatë përplasjes dyshohet se e ka plagosur me thikë. Fatmirësisht, 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Në përditësim…

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....

Futet në fuqi vendimi, nga sot e deri më 15 shtator nuk ka më ndërtime në zonat turistike

Për një muaj e gjysmë në bregdet, zonat e mbrojtura me funksion turistik, qendrat historike dhe ato urbane historike,...

Transportonin drogë drejt Ksamilit, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës në kuadër të operacionit të koduar "Transportuesit", pasi dyshohet se...

Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug

Dy zjarre përfshinë gjatë natës jugun e vendit. Pas tetë orësh u shuan flakët mes fshatrave Asim Zeneli...