Revista shkencore e UAMD përfshihet në Scopus, hap i rëndësishëm për kërkimin shkencor në Shqipëri

Date:

Share post:

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka shënuar një zhvillim të rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor, duke themeluar një revistë shkencore në nivel kombëtar, e cila tashmë është përfshirë në databazën ndërkombëtare Scopus, një nga platformat kryesore globale për indeksimin e publikimeve akademike.

Ky zhvillim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në vend, duke ofruar një hapësirë të re dhe të standardizuar për publikimin e studimeve nga studentët dhe pedagogët shqiptarë.

Rektori i universitetit, Shkëlqim Fortuzi, e cilësoi përfshirjen në Scopus si një arritje të rëndësishme për institucionin dhe për gjithë komunitetin akademik në Shqipëri. Sipas tij, një nga përfitimet kryesore është lehtësimi i aksesit në publikime shkencore cilësore.

“Deri tani, kërkuesve shkencorë u duhej të paguanin nga 1500 deri në 2000 euro për të publikuar artikuj në revista ndërkombëtare. Tashmë, kjo mundësi ofrohet pa kosto në universitetin tonë”, u shpreh Fortuzi gjatë një konference për shtyp.

Përfshirja e revistës në një databazë të njohur ndërkombëtarisht si Scopus rrit ndjeshëm dukshmërinë dhe besueshmërinë e kërkimeve të realizuara në UAMD, duke i dhënë atyre mundësinë të jenë pjesë e rrjetit global të shkencës dhe inovacionit.

Krijimi i kësaj reviste synon të nxisë kulturën e kërkimit shkencor në vend, të përmirësojë standardet akademike dhe të krijojë më shumë mundësi për bashkëpunime ndërkombëtare, duke forcuar rolin e universitetit në zhvillimin e dijes dhe inovacionit.

V.Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...