4000 rrënjë kanabis në magazinë, vetëdorëzohet drejtori i burgut: S’kam lidhje

Date:

Share post:

Një operacion i koduar “Kurtaj” ka nxjerrë në pah një rast të pazakontë kultivimi të kanabisit në ambiente të mbyllura, ndërsa zhvillimet e fundit kanë sjellë një kthesë të rëndësishme në hetim. Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur pranë policisë, duke mohuar çdo lidhje me aktivitetin e paligjshëm të zbuluar në një magazinë në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj.

Sipas burimeve, emri i Hasës u përfshi në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit si pronar i objektit ku u zbuluan rreth 4000 bimë kanabisi të kultivuara me llamba. Megjithatë, ai ka deklaruar se prej muajsh nuk frekuentonte ambientin dhe nuk kishte dijeni për çfarë zhvillohej brenda tij.

Në të njëjtën kohë, hetimet kanë hapur një pistë tjetër, ku dyshohet se lidhja e paligjshme e energjisë elektrike mund të jetë realizuar nga një familjar i tij, duke hedhur hije dyshimi mbi përfshirjen reale të drejtuesit të institucionit penitenciar.
Pas kësaj, hetimet pritet të ndihmojnë në sqarimin e përgjegjësive konkrete dhe roleve në këtë skemë të organizuar kultivimi.

Operacioni “Kurtaj”, i zhvilluar nga Drejtoria për Krimet në Volum në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, zbuloi në bodrumin e magazinës dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e drogës, të pajisura me ndriçim artificial dhe infrastrukturë elektrike të dedikuar.

Gjatë aksionit u sekuestruan llamba dhe pajisje të tjera që mundësonin funksionimin e aktivitetit të paligjshëm në kushte të kontrolluara.

Fillimisht, pronësia e objektit çoi në shpalljen në kërkim të Hasës, por ai ka zgjedhur të dorëzohet e përballet me organet ligjzbatuese, duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit është shpallur në kërkim edhe një punonjës i OSHEE-së në zonën e Peqinit, i dyshuar për “shpërdorim detyre”, çka forcon dyshimet për një rrjet bashkëpunimi që ka mundësuar funksionimin e kësaj veprimtarie.

Hetimet vijojnë me fokus të zgjeruar, jo vetëm mbi pronësinë, por mbi identifikimin e personave që kanë administruar konkretisht ambientin dhe kanë organizuar kultivimin e kanabisit.

Prokuroria e Elbasanit pritet të hedhë dritë mbi të gjithë skemën, ndërsa përgjegjësit pritet të përballen së shpejti me ndjekje penale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...