Alarmi shmang grabitjen në Pogradec, pronari: Po na sulmojnë vazhdimisht

Date:

Share post:

Një tentativë grabitjeje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një argjendari në Pogradec, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë e bizneseve në qytet.
Sipas pronarit, Lytfi Alia, persona të maskuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e dyqanit, por janë detyruar të largohen menjëherë sapo është aktivizuar sistemi i alarmit, pa arritur të marrin sende me vlerë.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se tre persona të maskuar kanë përdorur një kriko makine për të hapur derën e argjendarisë, duke vepruar me shpejtësi dhe në mënyrë të organizuar.

Pronari shprehet se kjo është një situatë e përsëritur, pasi argjendaria e tij është grabitur edhe herë të tjera, ku dëmet kanë qenë të konsiderueshme.

I shqetësuar për vijimësinë e këtyre ngjarjeve, ai kërkon ndërhyrje më të fortë nga policia dhe identifikimin e autorëve, për t’i dhënë fund një serie sulmesh që, sipas tij, po përsëriten prej kohësh ndaj biznesit të tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...