31-vjeçarja gjendet e pajetë në hotel në Shkëmbin e Kavajës, nën hetim administratorët

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete në ambientet e një hoteli ku qëndronte prej disa muajsh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj dy administratorëve të hotelit, shtetasve V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas policisë, trupi i pajetë i shtetases J. H. u gjet ditën e djeshme në dhomën ku ajo qëndronte prej dhjetorit 2025. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen, që e bën edhe më të paqartë rrethanën e ngjarjes.

Trupi është transportuar për autopsi mjekoligjore, e cila pritet të hedhë dritë mbi shkakun e saktë të vdekjes.

Ndërkohë, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se dy administratorët dyshohet se nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit ku 31-vjeçarja jetonte, duke sjellë kështu edhe nisjen e procedimit penal ndaj tyre.

Hetimet vijojnë në disa pista, ndërsa autoritetet janë në pritje të përgjigjeve zyrtare nga ekspertiza mjekoligjore, që do të jetë kyçe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...