Policia e Durrësit finalizoi një operacion antidrogë që zgjati disa javë, duke goditur një rrjet shpërndarjeje të kokainës në qytet. Falë hetimeve intensive dhe punës në terren nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u kapën në flagrancë dy persona, duke ndalur përkohësisht qarkullimin e një sasie të konsiderueshme droge.
Shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Durrës, u arrestua me 60 doza kokainë të gatshme për treg. Një tjetër person, B. O., 36 vjeç, u kap gjithashtu me lëndë të dyshuar narkotike. Materialet u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
©️zërionline


