Administrativja nis shqyrtimin e kërkesës së Ndoit: “Joni Keta nuk duhet të jetë në krye të BKH, mora më shumë pikë!”

Date:

Share post:

Në Gjykatën Administrative është shqyrtuar ditën e sotme kërkesa e zyrtarit të Policisë, Gentian Ndoi, në lidhje me emërimin në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit të shtetasit Joni Keta.

Ndoi kërkon shfuqizimin e shkresës dhe raportit të dërguar nga Komisioni i Përzgjedhjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në bazë të të cilit rekomandohej Keta si kandidat për Drejtor të BKH-së me argumentin se këto janë akte të marra në kundërshtim me ligjin dhe duhet të shpallen të pa vlefshme.
Ndoi i cili ishte një nga kandidatët në garë, kërkon gjithashtu që gjykata të detyrojë Komisionin e Përzgjedhjes të përcjellë për emërim kandidatin që ka marrë më shumë pikë në garën e zhvilluar, i cili është ai. Po ashtu, Ndoi kërkon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të bëjë emërimin e tij si Drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe që BKH të nisë pagesën e pagës për këtë pozicion nga muaji dhjetor e në vazhdim.
Seanca e radhës për këtë çështje pritet të mbahet në fillim të muajit prill.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...