Dy motra tentojnë vetëflijimin brenda pak ditësh në Korçë

Date:

Share post:

Ngjarje të përsëritura dhe tejet shqetësuese janë regjistruar në një familje në Korçë, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi reagimin e institucioneve sociale dhe mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve.

Prej muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku ajo banon me nënën dhe dy motrat e saj e një vëlla më të vogël në moshë. Në vendngjarje, e mitura u shpëtua nga një banor i lagjes i cili u gjend në momentin që e mitura po tentonte të hidhej nga ballkoni. Në vendngjarje shkoi policia dhe autoambulanca.


Brenda pak ditëve, dy motrat kanë tentuar t’i japin fund jetës. Sipas burimeve lokale, mesditën e kësaj të enjte ka qenë vajza e dytë që ka tentuar të hidhet nga pallati, ndërsa vetëm tri ditë më parë i njëjti veprim ishte ndërmarrë nga motra e madhe.

Por këto nuk janë rastet e para. Rreth pesë muaj më parë, sërish vajza e madhe ishte hedhur nga i njëjti pallat, duke i mbijetuar ngjarjes.

Përsëritja e këtyre episodeve në një hark kaq të shkurtër kohor e kthen situatën në një çështje alarmi social. Banorët, që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve, shprehen se familja përballet me probleme të mëdha dhe se gjendja psikologjike e fëmijëve është e rënduar.

Në këto kushte, ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga strukturat e mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimet sociale, për të shmangur një tragjedi të mundshme dhe për të garantuar mbështetjen e nevojshme për këtë familje.
Fëmijët dhe nëna e tyre kanë nevojë për ndihmë në shumë aspekte, veçanërisht psikologjike dhe emocionale për të dalë nga ky qerthull ngjarjesh të rënda dhe atyre që i kanë sjellë këto si pasoja.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...