Flakët përfshinë një shtëpi mes pallateve në lagjen nr.5 të Durrësit, mbrëmjen e sotme.
Nje banesë e ulët u përfshi nga flakët, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët punuan për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga reshjet e shiut.

Zjarri u vu në kontroll me vështirësi, pasi ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët ndodhet një pallat i banuar shumëkatësh, ndërsa në anën tjetër një pallat i pabanueshëm, i dëmtuar nga tërmeti. Kjo e ka vështirësuar ndërhyrjen dhe shtuar rrezikun e përhapjes së zjarrit.
Nuk ka pasur persona të lënduar, pasi shtëpia ka qenë e pabanuar prej disa vitesh, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
©️zërionline


