Vrau shokun e shkollës 13 vite më parë, kapet i armatosur në rrugët e plazhit

Date:

Share post:

Forcat “Shqiponja’ arrestuan një 28-vjeçar në Durrës, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij u bë në zonën e plazhit, lagjen nr. 13, Durrës, ndërsa ishte pasagjer në automjetin me drejtues një 25-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik, Edrin Varakut iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa drejtuesi i automjetit, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ai është emër i njohur për drejtësinë pasi rreth 13 vjet më parë, në dhjetor 2013, Varaku ekzekutoi shokun e shkollës Adriatik Tota me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në ambientet e praktikës në shkollën profesionale “Beqir Cela” në Shkozet të Durrësit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, asfiksohen 6 pushues

Mbrëmjen e së hënës në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, te...

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...