Rritet niveli i vigjilencës: Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik të mundshëm në Shqipëri

Date:

Share post:

Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin.

Sipas njoftimit, këto grupe mund të shënjestrojnë subjekte që lidhen me interesat amerikane, si edhe elementë të opozitës iraniane të vendosur në Shqipëri. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që objektiva të jenë edhe vende publike të frekuentuara gjerësisht, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin me kujdes zhvillimet.

Veprimet e rekomanduara nga Ambasada për shtetasit amerikanë:

  • Qëndroni vigjilentë në çdo moment
  • Ndiqni mediat lokale për përditësime të situatës
  • Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
  • Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë dhe mbani telefonin të karikuar në rast emergjence

Ka pasur edhe shqiptarë që e kanë lexuar njoftimin si një shaka 1 prilli.

Pse ky paralajmërim dhe çfarë nënkupton për Shqipërinë?

Ky paralajmërim nuk vjen në një moment të rastësishëm. Shqipëria prej vitesh strehon një numër të konsiderueshëm anëtarësh të opozitës iraniane, konkretisht pjesëtarë të Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, të vendosur në zonën e Manzës.

Prania e këtij komuniteti, që përbëhet nga rreth 3000 persona, e ka vendosur Shqipërinë në një hartë më të ndjeshme gjeopolitike, duke e ekspozuar potencialisht ndaj tensioneve mes Iranit dhe Shteteve te Bashkuara.

Në vitet e fundit, vendi ka përjetuar e përjeton edhe incidente të natyrës kibernetike, të cilat autoritetet shqiptare i kanë marrë përsipër grupime të lidhura me Iranin. Kjo e bën paralajmërimin aktual më shumë një masë parandaluese sesa një reagim ndaj një rreziku të menjëhershëm, por gjithsesi serioz.

Nga ana tjetër, Shqipëria mbetet një vend me nivel relativisht të ulët të rrezikut për sulme terroriste në krahasim me rajonin, por për shkak të rolit të saj në politikën ndërkombëtare, veçanërisht si vend anëtar i NATO-s, çdo zhvillim i tillë merr rëndësi të veçantë.

Ky është një sinjal për rritje të kujdesit dhe jo domosdoshmërisht për panik. Gjithsesi cilido prej nesh, jo vetëm amerikanët, por edhe shqiptarët sugjerohet të jenë të informuar dhe të kujdesshëm në përditshmërinë e tyre.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...