Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë pasi ishte shpallur në kërkim për vepra penale që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje.
Në pranga ra Danjel Skënderir, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vite burgim për kultivim të bimëve narkotike si dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive.
Sipas të dhënave, nga dënimi i dhënë, 33-vjeçarit i mbeten për të kryer 1 vit, 10 muaj dhe 4 ditë.
“Kapet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:
Danjel Skënderi 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec”, njofton policia.
©️zërionline


