Miratohet Këshilli Kulturor pranë Bashkisë Durrës, Njihuni me anëtarët e tij

Date:

Share post:

Këshilli Bashkiak i Durrësit i ka dhënë dje “dritën jeshile” për një mandat të ri Këshillit Kulturor, organ ky që udhëheq dhe koordinon aktivitetet artistike, kulturore, sportive dhe rinore të qytetit. Me 40 vota pro, të gjitha votat e këshilltarëve të pranishëm, Këshilli Bashkiak siguroi me votën e tij, që kjo strukturë e rëndësishme të vijojë të funksionojë, duke shërbyer me profesionalizëm dhe transparencë.

Këshilli Kulturor ka qenë gjithmonë një pjesë kyçe e jetës kulturore të Durrësit, duke mbështetur projekte dhe aktivitete të ndryshme, por për të vijuar punën e tij duhet të miratohet periodikisht nga Këshilli Bashkiak. Ky mekanizëm synon që procesi i përzgjedhjes dhe mbështetjes së projekteve të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe profesional.

Këshilli funksionon pranë Bashkisë Durrës me rol vendimmarrës për miratimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe rinore, si dhe rol konsultativ për aktivitete të tjera jashtë këtij kalendari. Përmes këtij organi, qytetarët, shoqatat dhe organizatat mund të marrin pjesë në përzgjedhjen e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën kulturore dhe artistike të qytetit.

Përbërja e Këshillit Kulturor sjell së bashku emra të njohur të artit dhe medias:

  • Migena Muhaj – Drejtor, Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare
  • Haig Zacharjan – kompozitor
  • Shpresa Beqiraj – piktore
  • Aldo Aliaj – koreograf
  • Haxhi Rama – regjisor
  • Bujar Qesja – gazetar
  • Orges Mema – dirigjent

Këshilli drejtohet nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare dhe mblidhet deri në gjashtë herë në vit, sipas nevojave dhe numrit të projekteve për shqyrtim. Anëtarët e Këshillit shpërblehen me 3.500 lekë për çdo mbledhje, deri në gjashtë mbledhje në vit, me fondet të parashikuara në buxhetin vjetor të Bashkisë Durrës.

Këshilli Kulturor pritet të forcoje jetën artistike dhe kulturore në qytet, duke i dhënë më shumë hapësirë ideve, bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve që pasurojnë jetën e qytetarëve dhe kultivojnë talentin lokal.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...