Tentoi të vriste një person për borxhin 100 euro, në pranga 50-vjeçari

Date:

Share post:

Një borxh prej 100 eurosh është bërë shkak që 50-vjeçari Agim Visha, tashmë i arrestuar nga blutë e komisariatit nr.4 në kryeqytet, të nxjerrë armën në një lokal dhe të kërcënojë një 38-vjeçar.

Nga pamjet filmike të publikuara nga policia, shihet që Agim Visha i shkon në tavolinë 38-vjeçarit, i cili ndodhej në një lokal në rrugën ‘Myslym Keta’, për t’i kërkuar 100 euro-shin që i kishte borxh. Fillimisht janë konfliktuar me fjalë banale dhe më pas 38-vjeçari e qëllon me shpullë Vishën. Ky i fundit nxjerr armën dhe e kërcënon.

Agim Visha rezulton një person me precedentë të mëparshme kriminale. Të dy jetonin në të njëjtën zonë, ndërsa 38-vjeçari ka pohuar në polici që ia kishte borxhin por nuk donte t’ia jepte.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”. 

Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari.   Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje. 

Shtetasi A. V. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...