SPAK zbarkon në burgun e Durrësit, kontrolle blic në qelitë e VIP-ave

Date:

Share post:

Spak ka zbarkuar në burgun e Durrësit, ku ka ushtruar kontrolle për sende të paligjshme në qelitë e të paraburgosurve VIP që kanë hetime apo gjykime në proces te SPAK e GJKKO.

Kontrollet e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, i janë nënshtruar disa qeli, mes të cilave dhe ato ku qëndrojnë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

Kontrollet e SPAK në ambientet e burgut të Durrësit synojnë parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme që mund të zhvillohen edhe brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, si komunikimet e paligjshme, futja e sendeve të ndaluara apo ndikimi në hetime në vijim. Veprime të tilla kryhen në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe krim të organizuar, si dhe për të garantuar integritetin e provave dhe barazinë përpara ligjit, pavarësisht statusit të personave të përfshirë, përfshirë edhe figura publike si Veliaj dhe Beqaj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...