Gjirokastër, bie nga tarraca e hotelit dhe humb jetën një nga pronarët

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e një hoteli, ku ishte bashkëpronar.

Ngjarja ka ndodhur në Hotel Olimpik, në kilometrin 2 në aksin Gjirokastër–Tepelenë.

Sipas të dhënave paraprake, Krenar Stroka, një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli ka rënë nga tarraca e tij në kushte ende të pazbardhura. Ai gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë pingul nga një lartësi gati 15 metra.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e transportoi të plagosurin në spital në gjendje shumë të rëndë për jetën. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 60-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...