Magjia e surrealizmit vjen në Tiranë: hapet ekspozita e Salvador Dalí

Date:

Share post:

Një udhëtim në botën e ëndrrave, simbolikës dhe imagjinatës së pakufishme ka mbërritur në kryeqytet. Ekspozita “Salvador Dalí” është hapur ekskluzivisht në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga 10 prilli deri më 23 maj 2026.

Në këtë ekspozitë unike prezantohen gravura dhe vizatime të rralla të artistit spanjoll, të cilat vijnë si pjesë e koleksionit të jashtëzakonshëm të Christine Argillet. Ajo trashëgon një lidhje të veçantë me Dalín, pasi i ati i saj ka qenë një nga bashkëpunëtorët dhe promovuesit më të afërt të artistit në Francë.

Salvador Dalí mbetet një nga figurat më ikonike të artit të shekullit XX dhe një ndër përfaqësuesit më të spikatur të rrymës së Surrealizmi. Vepra e tij sfidon logjikën dhe realitetin, duke sjellë imazhe që burojnë nga nënvetëdija, ëndrrat dhe obsesionet njerëzore. Piktura të famshme si “The Persistence of Memory” me orët e shkrira janë bërë simbol i mënyrës unike se si Dalí perceptonte kohën dhe realitetin.

Ekspozita në COD nuk është thjesht një prezantim veprash, por një mundësi për të hyrë në universin kompleks të një artisti që ndryshoi mënyrën se si shohim artin. Gravurat dhe vizatimet e ekspozuara dëshmojnë finesën teknike dhe thellësinë konceptuale të Dalít, duke e bërë këtë aktivitet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të pranverës në Tiranë.

Për artdashësit dhe publikun e gjerë, kjo është një ftesë për të eksploruar nga afër botën e një gjeniu që vijon të frymëzojë edhe sot, dekada pas largimit të tij nga jeta.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...