Godet sërish Bordi/ Nafta rritet me 7 lekë, benzina me…

Date:

Share post:

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar luhatjet e tregjeve ndërkombëtare. Në mbledhjen e datës 10 prill 2026, u miratuan çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë, të cilat hyjnë në fuqi që prej orës 18:00 të së njëjtës ditë.

Sipas vendimit, çmimi i naftës (gazoil) për konsumatorët do të jetë deri në 217 lekë për litër, duke shënuar një rritje me 7 lekë krahasuar me nivelin e mëparshëm. Ndërkohë, benzina do të shitet maksimalisht me 176 lekë për litër. Në tregun me shumicë, nafta do të tregtohet deri në 205 lekë/litër, ndërsa benzina deri në 164 lekë/litër.

Autoritetet paralajmërojnë të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, duke theksuar se çdo shkelje do të pasohet me masa të forta, deri në pezullim aktiviteti.

Nga ana tjetër, institucionet përgjegjëse deklarojnë se janë të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg, megjithatë rritja e vazhdueshme e çmimeve vijon të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e qytetarëve.

Në sqarimin zyrtar, bëhet e ditur se çmimet aktuale mbeten nën kufirin e përcaktuar nga akti normativ për akcizën. Kjo do të thotë se për karburantet do të vijojë të aplikohet niveli i plotë i akcizës, pra 100%, duke mos sjellë asnjë lehtësim fiskal për konsumatorët në këtë fazë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...

Të flakin në rrugë dhe më pas hetojnë/ Ministria e Shëndetësisë nis hetim administrativ për rastin e 52-vjeçarit në Durrës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ për rastin e...

Peshkimi me dinamit i merr jetën 65-vjeçarit në Himarë, fenomeni i paligjshëm vijon të shkaktojë pasoja të rënda

Një praktikë e paligjshme dhe me pasoja të rënda për jetën e njerëzve dhe mjedisin ka shkaktuar një...

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...